Sulmi me armë në Athinë, një nga të plagosurit do mbajë plumbin gjithë jetën në trup
Një nga personat që mbeti i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Athinë ku mbeti i vrarë një 53 vjeçar shqiptar dhe u plagosën gjithashtu dy djemtë e tij, do të detyrohet të jetojë me plumbin në këmbë.

Sipas mjekëve, personi i plagosurlokal, nuk u godit në një organ jetësore, megjithatë pas ekzaminimit mjeko-ligjor, zbulimi është tronditës.

Kjo pasi pika në të cilën u qëllua nga pistoleta, nuk u lejon mjekëve që të bëjnë ndërhyrjen.

Heqja nga pika ku është gozhduar plumbi mund të jetë fatale, thonë ata, dhe ajo që ata po konsiderojnë është që ta lënë atë atje ku ndodhet.

Mjekët thonë se plaga është e thellë dhe ka një plagë të hapur, e cila mund të mbyllet për rreth 40 ditë. Në të njëjtën kohë, policia është në kërkim të autorit të vrasjes.
Shtuar më 17/01/2021, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori