Sulmet ndaj Rudina Hajdarit, një tjetër deputet i del në mbrojtje
Deputeti, Andi Përmeti nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar përçarjet që po ndodhin brenda Grupit Parlamentar të PD, ku ka shprehur hapur mbështetjen për Rudina Hajdarin.

Statusi i plotë:

Une mbeshtes Rudina Hajdarin. (Ka ardhur momenti qe deputetet e opozites te ndahen perfundimisht nga Rama dhe Basha.).

Dje dhe sot neper media eshte perfolur per nje perplasje te forte per largimin e Rudina Hajdarit nga kryetare e grupit demokrat. Si deputet i pavarur nuk me takon dhe nuk do i lejoja vetes te nderhyja ne ceshtjen e brendshme te nje grupi parlamentar nqs znj. Hajdari nuk do ishte njekohesisht edhe bashkekryetare e komisionit per reformen zgjedhore.

Une kam deklaruar prej vitesh, edhe pa marre mandatin qe Shqiperia ka nevoje per nje reforme zgjedhore ku te ndryshoje teresisht sistemi zgjedhor. Une kam propozuar publikisht, edhe pa marre mandatin qe Shqiperia ka nevoje per nje sistem proporcional kombetar me lista te hapura. Edhe Rudina Hajdari ka kerkuar publikisht ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka kerkuar publikisht sistemin proporcional kombetar me lista te hapura.

Rudina Hajdari e ka bere publike qendrimin e saj, qendimin te cilin e kane kundershtuar fort Edi Rama dhe Lulezim Basha. Sot une si deputet i Kuvendit te Shqiperise shqetesohem per reformen zgjedhore dhe padiskutim qe me ben pershtypje kerkesa per te ndryshuar pikerisht personin qe po lufton sistemin ne kundershtim me Ramen dhe Bashen.

Une nuk dua te gjykoj qendrimet brenda nje grupi parlamentar ne te cilin nuk bej pjese, por padiskutim mbeshtes publikisht personin qe drejton komisionin e reformes zgjedhore, person i cili hapur ka kerkuar te vetmin sistem qe Rama dhe Basha nuk duan, te vetmin sistem qe tremb Ramen dhe Bashen.

Une do te luftoj per ndryshimin e sistemit zgjedhor perkrah Rudines dhe kundra Rames dhe Bashes sepse besoj qe nga ndryshimi i sistemit zgjedhor fillon rimekembja e Shqiperise.
Shtuar më 15/10/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori