Sulm vetvrasës në Afganistan, 6 persona humbin jetën
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një sulmi vetvrasës në krahinën veriore të Afganistanit, të quajtur Baghlan, mëngjesin e së dielës.

Militanti shpërtheu bombën që mbante në trup midis besimtarëve që ishin duke dalë nga një xhami, në ditën e lutjeve të mëdha të festës së bajramit.

Talibanët vazhdimisht kryejnë sulme të tilla ndaj besimtarëve shiitë, në vendet ku ata operojnë./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori