Sulm në SHBA, vriten pesë persona
Pëlqej
Pesë persona kanë vdekur këtë të mërkurë në një bankë në Georgia nga një sulm me armë zjarri.

Sipas mediave të huaja, atentatori është vetëdorëzuar pasi ka konstatuar rrethimin nga skuadrat e SWAT dhe momentalisht ndodhet në paraburgim.

Autoritetet janë shprehur se ende nuk dihet nëse personat e vdekur kanë qenë klientë apo punonjës banke. Sa i takon atentatorit, ai është identifikuar si Zephen Xaver, 21 vjec, nga Sebring.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e motiveve të këtij atentati si dhe për identifikimin e viktimave.
Shtuar më 23/01/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori