Sulm me bombë, shuhet një familje, 6 të vdekur
Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi me bombë në veri të Afganistanit.

Mësohet se mes viktimave katër janë fëmijë. Ata u vranë kur një bombë shpërtheu afër mjetit transportues me të cilin po udhëtonin. Bëhet me dije se të gjithë viktimat i përkisnin të njëjtës familje.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë guvernatori i rajonit Dand, Haji Abdullah, tha se mjeti shpërthyes është vendosur nga talibanët, në një rrugë e cila shumë shpesh përdoret nga ana e forcave afgane të sigurisë
Shtuar më 11/06/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori