Sukth, nëna gjen të vdekur 4 fëmijët
Pëlqej
Tragjedi në një familje në Sukth të Durrësit ku katër fëmijë kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga tymi teksa flinin. Viktimat janë Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka, 11 vjeç, Kasandra Xheka, 9 vjeçe dhe Nertila Xheka, 6 vjeçe.

Fëmijët janë gjetur të vdekur nga e ëma në orët e para të mëngjesit.

Ata kishin lënë një qiri të ndezur që kishte djeguar disa nga mobiljet e shtëpisë.
Viktimat gjendeshin vetëm në shtëpi, teksa e ëma punonte natën në një lokal. Babai i fëmijëve jetonte i ndarë për shkak të një konflikti mes bashkëshortëve.
Shtuar më 11/11/2010, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori