Reshje të dendura shi e erë e fortë gjatë mbrëmjes në Tiranë e në qytete të tjera të vendit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, SHMU njofton se në një pjesë të mirë të vendit kryesisht në Shqipërinë Qendrore e Veriore ka pasur reshje të dendura shiu dhe stui gjatë orëve të para të mbrëmjes. Reshjet janë
shoqëruar me vetëtima e erë të fortë. Sipas matjeve nga SHMU, në 10 minuta ka pasur 290 shkarkesa elektrike.
Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri
nesër pasdite. SHMU thotë se më shumë reshje kanë rënë në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Situata pritet të përmirësohet
nesër gjatë pjesës së dytë të ditës.
Parashikimi nga SHMU:
Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin
Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm,
Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është
shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.
Për orët në vijim reshjet intensive
shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.
Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht
nesër në pjësën e dytë të ditës.
Shtuar më 23/09/2019,
ora 21:14