Raundi në të cilin Usyk siguroi titullin “Kampion i botës” (VIDEO)

Deri në raundin e 10-të Anthony Joshua e kishte të siguruar fitoren, por Usyk tregoi karakter dhe fuqi duke treguar se është aty për ta mbrojtur titullin kampion.

Usyk me vendim të gjyqtarëve arriti të shpallej kampion i botës për herë të dytë në peshat e rënda, shkruan LIG Sport.

Meçi u zhvillua në Arabinë Saudite dhe u dashtën 12 raunde për ta mësuar fituesin e këtij dueli tejet të zjarrtë.

Usyk tani mbetët kampion i botës – kurse mbrëmë kërkoi një luftë me Tyson Furyn – i cili tashmë ka konfirmuar pensionimin.


Shtuar 21.08.2022 10:54