Debati për “Përputhen”, Olsa Muhameti për Luizin: E hodhi shoqen në gojën e ujkut (VIDEO)

Autorja e “Për’puthen” është sonte e ftuar në “Fan Club”. Olsa Muhameti ka komentuar deklaratën e Luizit. Ajo tha se nuk donte të reagonte në ‘Instagram’ por edhe nuk donte të ngutej.

Sipas saj, vajzat që marrin pjesë në këtë format, janë shumë të forta.

Ajo tha se në këtë pikë ndau mendimin me Luizin, sipas saj Efi nuk kishte të njëjtë mënyrë si vajzat e tjera. Autorja e programit tha se Efi ishte një vajzë shumë e sinqertë që nuk ka luajtur me ndjenjat e djemve.

Sipas saj në mungesë të argumenteve, ia përmendi këtë Efit, në mënyrë të ulët.

“Luizi nuk kishte më argumenta dhe gjeti të udhëz të përfshinte Përputhen. Ai e paragjykoi për të shkuarën, duke gjuajtur ulët. Me atë vajzë dikur ke pasur miqësi dhe nuk është e nevojshme ta gjuash aq ulët dhe ta hedhësh në gojën e ujkut”, tha Olsa.

Olsa tha se Luizi duhej të kishte limite sepse atë e kishte dikur shoqe.


Shtuar 2.05.2023 22:53