Studimi i Oxfam: 62 super të pasur kanë sa gjysma e botës
Pabarazia sociale thellohet gjithmonë edhe më shumë. Sesa dramatike është, këtë e tregon edhe një statistikë e organizatës Oxfam: 62 super të pasur disponojnë sa gjysma e të varfërve në botë.

Boshllëku mes të varfërve dhe të pasurve thellohet më tej thuajse në të gjitha shtetet e botës. Shpejtësia, me të cilën ndodhën, çudit ama gjithashtu edhe ekspertët.

Sipas parashikimit të vjetshëm të organizatës joqeveritare Oxfam, rreth 70 milionë njerëz do kenë më shumë pasuri sesa 99% e njerëzve tjerë (reth 7 miliardë dollarë) së bashku. Ky prag tani më veç është arritur.

Ndërkohë akoma më dramatik është bërë ky trend: 62 super të pasur posedojnë të ardhura sa gjysma tjetër e botës sëbashku- në vitin e kaluar kjo shifër ishte në 80.

Lajmi është bërë publik përpara fillimit të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër në raportin e shkruar me titull "An Economy for the 1%" (Një ekonomi për 1%).

Pasuria e gjysmës së popullsisë botërore është rritur pët një miliardë dollarë (rreth 41% më tepër) në pesë vitet e fundit, përkundër që është shtuar me 400 milionë banorë të rinj. Në të njejtën kohë kjo rritje është për gjysmë miliardë dollarë për 62 personat më të pasur.

Arsyet e këtij thellimi

Një ndër arsyet e thellimit drastik mes të varfërve dhe të pasurve është vendosja e firmave të mëdha botërore në shtetet ku nuk ka taksa (parajsa ekonomike). Ky numër është katërfishuar brenda 2000-2014, ndërsa nëntë nga dhjetë bizneset më të fuqishme botërore kanë prezencë në njërin nga këto shtete.

Vetëm kontinentit afrikan kjo ikje e taksave i ka kushtuar rreth 14 miliardë dollarë, shkruan në raport, përcjell Bota sot. Në rast se këto para mbesnin në Afrikë, mund t'ju shpëtonte jetën 4 milionë fëmijëve që jetojnë në kushte mizore të varfërisë.

Oxfam apelon tek 2500 pjesëmarrësit e Davosit, që të gjejnë rrugëdalje, që ky hendek mos të thellohet. Kjo arrihet me evitimin e bizneseve botërore që t'u ikin taksave duke i regjistruar në vendet tjera. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori