Dëmet në mushkëri që shkakton
Covid-19 mund të jenë prezente edhe më shumë se tre muaj pasi pacientët janë
infektuar thanë së fundmi studiuesit në Universitetin e Oksfordit.
Sipas BBC, kërkuesit studiuan 10 pacientë përmes një teknike të re skanimi për të identifikuar dëmet që nuk shihen nga skaneri konvencional.
Ekipi përdori një gaz të quajtur ksenon gjatë skanimeve MRI për të krijuar imazhe të dëmtimit të
mushkërive.
Ekspertët e
mushkërive thanë se një test i tillë që mund të zbulonte dëmtime afatgjata do të përbënte një ndryshim të madh për pacientët e
infektuar nga
Covid-19.
Prof Fergus Gleeson, i cili po udhëheq punën kërkimore, provoi teknikën e tij të skanimit në 10 pacientë të moshës midis 19 dhe 69 vjeç.
Tetë prej tyre kishin gulçim dhe lodhje të vazhdueshme tre muaj pasi ishin
infektuar, edhe pse askush prej tyre nuk ishte shtruar në spital apo të kishte pasur nevojë për oksigjen dhe
skanimet konvencionale nuk kishin gjetur probleme në mushkëritë e tyre.
Skanimet me gazin ksenon treguan shenja të dëmtimit të
mushkërive – duke nxjerrë në pah zonat e prekura, në tetë persona që raportuan marrje fryme.
Rezultatet e tanishme e kanë shtyrë Prof Gleeson të planifikojë një studim me deri në 100 persona për të parë nëse e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit që nuk ishin shtruar në spital dhe nuk kishin vuajtur nga simptoma serioze të Covid.
Ai po planifikon të punojë me mjekë të përgjithshëm për të skanuar njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për
Covid-19 në të gjitha grup moshat.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 12:42