Studentja ruse mbulon Mercedesin me 1 milionë kristale (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në Knightsbridge, në veri të Londrës, është vendi ku pasanikët nga Lindja e Mesme ose nga Rusia ekspozojnë makinat e tyre. Njëra prej tyre është edhe bukuroshja ruse Daria Radionova e cila ka mbuluar makinën e saj Mercedes CLS 350 me kristale Swarovski.

Studentja e ekonomikut thotë se i ka vënë makinës së saj mbi 1 milionë kristale, që i kanë kushtuar mbi 20 mijë sterlina. Makina e saj kushton 25 mijë sterlina pa këtë zbukurim. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori