Studentët ultimatum Ramës: "Dikush do mbajë përgjegjësi, afat deri në orën 16:00"
Studentët që protestojnë para kryeministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre, duket se janë shumë të vendosur për ta çuar protestën e tyre deri në fund.

Së fundmi ata i kanë bër një ultimatum, kryeministrit Rama, ku i lënë afat deri në orën 16:00.

Ata kanë thënë se nëse kryeministri deri në orën 16:00 të ditës së sotme nuk plotëson kërkesat e tyre, ditën e nesërme do të thirret një protestë kombëtare.

“Nëse deri në katër nuk thërrisni parlamentin, nesër protesta jonë do të jetë kombëtare, dhe do të ftojmë këdo që të na bashkohet. Ka ardhur koha zoti kryeministër që dikush të mbajë përgjegjësi”, u shprehën studentët.

Ata nuk pranojnë dialog me kryeministrin Rama pasi kërkojnë plotësim të menjëhershëmn të kërkesave të tyre.

Nga ana tjetër kryeministri është shprehur se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve të tyre është që ata të ulen në dialog. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori