Studentët nuk ndalen, çfarë pritet të ndodhë nesër
Pëlqej
Edhe pse pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht, studentët kanë bërë thirrje se nuk do të ndalen.

Teksa ndodhen përballë Ministrisë së Arsimit ata do të protestojnë deri në plotësimin e 4 kërkesave që i kanë parashtruar Nikollës.

Ditën e nesërme është thënë se protesta do të zhvendoset përbllë Kryeministrisë.

“Do e diskutojmë me të gjithë studentët dhe do të marrim një vendim. Duke qenë se kishim deklaruar se ministra do të na kthente përgjigje, për sot, e mbyllim protestën. Me thirrjen që do të mblidhemi sërish nesër në të njëjtën mënyrë. Do shihet nëse do ketë reagim”, -tha një prej përfaqësuesve të Këshillit studentor, ndërsa shtoi se protesta per sot mbyllet.

Ndërkohë një tjetër studente tha: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.

Çfarë kërkonin studentët:

1.Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

3.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.
Shtuar më 06/12/2018, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori