Studentët në protestë, por Rama u tregon se ku të orientoheni për problemet
Studentët vijojnë ngujimin në Univeristetet përkatëse duke mos u pojtuar me negociatat e Ramës dhe duke kërkuar plotësimine kërkesave të tyre.

Por nga ana tjetër kryeministri ka reaguar në lidhje me studentët duke thënë se në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët.

Në ndalesën e radhës me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Rama është shprehur këtë të mërkurë se platforma “Shqipëriaqëduam.al” është vetëm 3 minuta larg, e brenda 5 ditëve qytetarët marrin zgjidhje për hallet e tyre.

Duke folur gjatë aktivitetit për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë”- tha Rama.
/albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori