Studentët marrin vendimin për nesër, çfarë do të ndodhë
Kërkesës së përsëritur për negociata nga ana e Kryeministrit, studentët i janë përgjigjur negativisht.

Ata janë shprehur se nuk kanë besim dhe duan të plotësohen fillimisht kërkesat e më tej mund të zhvillohet një dialog me tyre.

“Nesër, 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë.

Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor.

Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve.

Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta”, shkruhet në njoftimin për protestën. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2018, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori