Vrasja e gruas shtatzënë para derës së spitalit, nesër protestë në Prishtinë

Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar nesër protestë pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Përmes një komunikate për media, RrGK-ja i ka ftuar të gjitha qytetarët që t’i bashkohen nesër kësaj proteste që fillon prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti.

Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara!

Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike  edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona…

Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne!

Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e

manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj

kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti,

Prishtinë.

Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë

sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e

pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!

Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë!

Ja ka me nenshkru Zajednicën/express


Shtuar 30.11.2022 22:20