Striptiste dhe balerina në lokalin e tij, detaje nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë përsa i përket ekzekutimit të shqiptarit dje në orët e para të mëngjesit në Glyfada të Athinës.

Biznesmeni shqiptar Roland Shëmbitrasi sipas BW, prej vitesh rezident në Greqi, i martuar dhe me dy vajza të mitura ishte aksioner në clubin e natës që shihni në video “Joy Bar Glyfada” në kryeqytetin grek, jashtë të cilit rezulton të jetë ekzekutuar.

Sipas mediave greke, autorët e sulmit ishin të maskuar dhe dyshohet të jenë shqiptarë.

Ata kanë ardhur në këmbë para lokalit dhe kanë qëlluar mbi biznesmenin shqiptar e më pas janë larguar me një makinë që i priste. Tre plumbat e kanë kapur në kraharor Shëmbitrasin duke i shkaktuar vdekjen.

Më pas autorët kanë hapur zjarr ndaj shokut të Shëmbitrasit, i identifikuar si Gjergj Kapaj, i cili ka mbetur i plagosur. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe dy klientë të tjerë në lokal, shtetas grekë. Që ditën e djeshme policia greke tha se dyshohet për larje hesapesh mes bandash për çështje droge, ndërkohë mësohet se Shëmbitrasi ka qenë më herët në burg në Greqi.
Shtuar më 09/10/2017, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori