EMRAT/ Detaje nga sherri me tre të plagosur në Tiranë, njëri në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Tiranë, ku në një lokal në Laprakë një 40-vjeçar ka plagosur me thikë tre persona

Elton Mergjyshi, 40 vjeç, ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, shtetasin R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.