Strategji e re? Zëdhënësja e OFL-së "braktis" podiumin dhe shfaqet mes makinave luksoze
Tashmë prej disa kohësh, OFL të jeep përshtypjen se po bën një punë të vrullshme.

Ata kanë zgjedhur si zëdhënëse një police bionde e cila për t'u maskuar mban syze dhe kapelë shkruan albeu.com.

Mënyra sesi OFL zgjodhi të prezantohej shkaktoi jo pak rrëmujë në rrjete sociale, ndërkohë që ditën e sotme zëdhënësja duket se ka braktisur podiumin nga ku është shfaqur të gjitha herët e tjera.

Ajo këtë herë ka dalë në ambient të hapur teksa pas saj duken një sërë makinash luksoze, me shumë gjasë të sekuestruara.

Edhe kjo zgjedhje nuk besojmë aspak se është e rastësishme, por një formë e OFL-së për të treguar se po bëjnë punë. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2020, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori