Serbi ngriti flamurin e Rusisë gjatë festimeve në Kosovë, ja çfarë i bëri policia

Një shtetas serb është arrestuar ditën e sotme në Kosovë gjatë festimeve të festës së Vidovdanit, pasi kishte valëvitur flamurin e Rusisë.

Pas liturgjisë në Graçanicë me rastin e festës së Vidovdanit, serbët kanë vizituar monumentin në Gazimestan përmes autobusëve dhe veturave. Ata janë kontrolluar nga policia e Kosovës për ekspozim të simboleve nacionaliste. Disa prej tyre janë detyruar të zhveshin bluzat të cilat përmbanin mesazhe nacionaliste serbe.

Policia e Kosovës në anën tjetër përveç prezencës së shtuar është duke e monituruar situatën edhe me dron./albeu.com


Shtuar 28.06.2022 16:07