Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Admir Shabani ka mbajtur konferencë shtypi ku ka publikuar të
dhënat më të reja nga zgjedhjet.
Sipas tij, deri ora 13:00, nga 3368 vendvotime, gjithsej kanë
votuar 432026 qytetarë ose 23.81%.
Të
dhënat për njësi zgjedhore janë: në NJZ 1 kanë
votuar 27.09%, NJZ 2 kanë
votuar 21.64%, NJZ 3 kanë
votuar 28.92%, NJZ 4 kanë
votuar 27.45%, NJZ 5 kanë
votuar 23.11%, NJZ 6 kanë
votuar 15.58%.
Sipas komunave, në komunën Aerodrom kanë
votuar 30.15% e qytetarve, pastaj në Karposh 31.25%, Makedonski Brod 35.04%, Gazi Babë 22.88%,
Gkorçe Petrov 28.54%, Berovë 32.49%, Kriva Pallankë 41.07%, Pehçevë 33.02%, Probishtip 35.29%, Negotinë 33.42%, Prilep 32.47%, Manastir 31.19%, Vevçan 39.86%, Krushevë 37.84%, Jegunovcë 17.05% dhe Tetovë 19.11%.
Shtuar më 15/07/2020,
ora 14:16