Standard and Poor's: Shqipëria pak e ndikuar nga kriza
Shqipëria rënditet në vendet të cilat është prekur më pak nga efektet e krizës që ka përfshirë Europën. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia rating Standard and Poor's e cila në një vlerësim për 19 shtete të Europës Qëndrore dhe Lindore e rëndit Shqipërinë tek grupi i vendeve të cilat janë ndikuar më pak nga kriza që ka prekur BE.


Më e rrezikuar nga kriza është cilësuar Rumania ndërsa në kategorinë e dytë përfshihet Bosnja Hercegovina dhe Letonia, të ndjekura nga Polonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Lituania, që kanë një ndikim mesatar. Ndërkohë në grupin e fundit përveç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Ukraina Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Rusia, Kazakistani dhe Azerbajxhani. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2012, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori