"Srebrenica" kundër Erdoganit: Mos e përdorur gjenocidin tonë për luftë me Evropën
Polemikat e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan, për vendet e BE-së, kanë shkaktuar reagimin e kreut të aleancës për të ardhme më të mirë të Bosnjës, Fahrudin Radonçiç, i cili i ka cilësuar ato si të palejueshme.

Në një deklaratë për medie, ai theksoi se partia e tij është e zhgënjyer dhe assesi nuk e pranon një polemikë të tillë, sepse në këtë mënyrë "gjenocidin e Srebrenicës moralisht po e degradon për nevoja të përditshme, por edhe për referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të përforcuar rolin e presidentit dhe për futjen e dënimit më vdekje", transmeton "lajmi.net".

"SBB kërkon nga Erdogan dhe partia e tij në pushtet, nga parlamenti turk, si dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian, që të miratojnë një rezolutë për gjenocid në Srebrenicë.

Republika e Turqisë, për fat të keq nuk është duke e bërë, por në të njëjtën kohë është duke e përdorur vetën si mbrojtës i madh i Srebrenicës dhe boshnjakëve", thuhet në deklaratë.

Konfrontimi i Turqisë me BE-në, sipas tyre, mund të shkaktojë qëndrim negativ ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, e një gjë e tillë nuk është aspak në interesa të këtij shteti, por as në interesin e boshnjakëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori