Spiunet seksi të Rusisë rrezikojnë ushtarët danezë (FOTO LAJM)

Tensionet janë shtuar shumë në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së, Rusisë dhe Koresë së Veriut janë në kulmin e tyre.

Por, një tjetër rrezik që u kanoset ushtarëve danezë të cilët janë pozicionuar në kufi me Rusinë, janë edhe spiunet e bukura ruse.

Sipas medieve ndërkombëtare, mësohet se Shërbimi i Sigurisë dhe Zbulimit i Danimarkës u ka bërë thirrje ushtarëve të jenë të vëmëndshëm dhe të kujdesshëm për shkak të rrezikut nga bukuroshet seksi në baret e natës, pasi dyshohet se ato janë agjente ruse.

Rusia mund të shfrytëzojë metodën e "kurtheve të ëmbla", duke angazhuar femrat me qëllim nxjerrjen e informacioneve.

Ndërkohë, ministri danez i Mbrojtjes, Klaus Hjort Frederikscon, gjatë ceremonisë së fillimit të shërbimit të batalionit ndërkombëtar të NATO-së në Estoni, ka deklaruar se frika dhe shqetësimi i Shërbimit për Siguri dhe Zbulim janë të bazuara. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2017, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori