Spiropali shkel rregullat me të dyja "këmbët", takon të moshuarit pa maskë e pa distancë

Edhe pse thirrjet e tyre kundrejt popullit vijojnë në përditshmëri dhe nga Policia e shtetit gjobiten qindra qytetarë, duket se për politikanët shqiptarë nuk funksionon i njëjti rregull.

Ministrja e kabinetit qeveritar Elisa Spiropali duket se ka gjetur një formë mjaft të gabuar për të bërë fushatë pasi pa maskë, ajo është takuar me dy të moshuar Sali dhe Lirie Koleci në banesën e tyre në Kamzë duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

“Kamzë, Kënaqësi e vërtetë biseda me familjen e madhe Koleci. E vërteta e vetme mes dy kohëve, – thonë ata, është se asnjëherë më shumë se sot Kamza nuk ka parë investime të tilla transformuese.

Na treguan edhe peripecitë që iu deshën për të përfituar lejen e legalizimit, ndërsa sot ata mund ta gëzojnë pronën e tyre të ngritur me mund e punë falë një administrate që i përgjigjet qytetarit pa i parë teserën siç bënte dje grupi i qametit që Kamzën e sundonte, nuk e qeveriste”, ka shkruar Spiropali krah fotos.

Shtuar më 02/02/2021, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori