Spiropali: Pyeteni Qametën kush do i bëjë zgjedhjet në 13 tetor
Pas vendimit të presidentit Meta i cili deklaroi se zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor, ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në Twitter Spriopali shprehet se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

"Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën", shkruan Spiropali.

Postimi i plotë i Spiropalit

"Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!", shkruan Spiropali.
Shtuar më 27/06/2019, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori