Spiropali justifikon Veliun për deklaratën skandaloze: Ishte në stres të madh
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare ka folur në AbcNews për videon e 15-vjeçarit të abuzuar nga efektivët e policisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu publikoi videon e nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

Më tej ajo theksoi se deklarata e drejtorit të Policisë ishte e gabuar:

“Ishte deklaratë e gabuar, e nxituar dhe e panevojshme, por unë e kuptoj që drejtori i policisë ka qenë në një stres të madh edhe për shkak të ngjarjeve, protestave të shumta”, tha Spiropali.

Shtuar më 05/06/2020, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori