Spikerja shqiptare: Politikanët më ngacmojnë, më kërkojnë numrin e telefonit (FOTO LAJM)
E ftuar së fundmi në emisionin "Soiree" me Jonida Shehun në Top Channel,
spikerja e njohur e
lajmeve,
Anjola Hamzaj ka folur edhe për jetën e saj, dhe karrierën në fushën e televizionit.
Spikerja ka përmendur edhe rolin që luan bukuria në ndërtimin e karrierës së saj.
Me sytë e kaltër dhe një bjonde,
Anjola gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjithashtu
Anjola ka zbuluar se pas intervistave që ka zhvilluar me të ftuar në studion e
lajmeve, personazhe të caktuar i kanë kërkuar numrin e
telefonit.
"Sa nga të ftuarit e tu në studion e
lajmeve të kanë ngacmuar, të kanë kërkuar numrin e
telefonit pasi kanë mbaruar intervistën?", e ka pyetur Jonida Shehu.
“Shumë. Të ngacomojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës”, është shprehur ajo.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 10:26