Një i vdekur dhe shtatë të plagosur, Shqipëria dënon sulmet terroriste në Izrael

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Izraelit pas sulmit terrorist si pasojë e të cilit humbi jetën një turist italian dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Ai thotë se Shqipëria është në mbështetje të Izraelit dhe dënon me forcë veprimet e dhunshme.

Rama: Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.

Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe 7 të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill. Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.

Më herët edhe Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të promovojnë qetësi gjatë festave fetare./Albeu.com/


Shtuar 8.04.2023 12:58