Keqtrajtonte seksualisht mbesat e tij, dënohet me 37 vite burg 53-vjeçari në Selanik

Një 53-vjeçar është dënuar me 37 vite burgim nga Gjykata në Selanik, pasi ka keqtrajtuar seksualisht për 4 vite me radhë tre mbesat e tij (vajzat e vëllait).

Protothema.gr shkruan se 53-vjeçari “joshte” të miturat me çokollata dhe lodra, ndërsa në disa raste filmonte me kamerën e telefonit orekset e tij të sëmura.

Sipas aktakuzës veprat penale janë kryer në periudhën 2009-2013. Por u deshën disa vite që rasti të denoncohej në organet e drejtësisë.

Rasti u denoncua në polici në vitin 2021, kur njëra nga mbesat e keqtrajtuara mbushi 18 vjeç dhe mori guximin të denonconte xhaxhanë në polici./albeu.com/