Spektakli i yjeve që bien në Gusht, mit apo e vërtetë realizimi i dëshirave
Yjet që bienGusht

Pak orë na ndajnë nga nata e yjeve që bien. Persidet, siç quhen në gjuhën shkencore, verifikohen në netët mes 12 dhe 13 Gushtit dhe e kanë marrë këtë emër nga fakti se mbërrijnë nga një prespektive drejtimi nga yjesia e Perseut.

Meteorët që zbukurojnë muajin Gusht janë pluhura që lihen pas nga kometa Sëift-Tuttle, e zbuluar në vitin 1862 dhe që afrohet me Tokën çdo 135 vjet. Sipas astrofizikantëve, ky fenomen verifikohet kur Toka përshkon një re me pluhur kozmik të lënë pas nga rrugëtimi i kësaj komete përreth Diellit.

Pikërisht këto pluhura penetrojnë me shpejtësi të madhe në atmosferën tokësore, digjen nga forca e madhe fërkuese duke lënë pas ndriçimin e bukur dhe karakteristik. Pra nuk janë yje, shpjegojnë shkencëtarët, por thërrime të një komete.

Gjithsesi yjet që bien, të famshme në mbarë globin dhe në të gjitha kulturat, janë të veshura me magji. Ndryshe njihen edhe me emrin si Lotët e Shën Lorenzit në kulturën kristiane. Por ajo që besohet më tepër është pikërisht shprehja e dëshirave teksa shohim një yll që bie, me dëshirën që ajo të plotësohet.

Shikueshmëria në Gushtin e 2019 do të jetë e mirë sigurojnë ekspertët, dhe mund t’i shijojmë që natën e sotme, ndërsa maksimumi i tyre mund të arrijë deri në 50 yje që bien në orë. /Klan Plus


Shtuar më 11/08/2019, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori