Luiz Ejlli në ‘Dancing with the Stars’, por çfarë roli do të ketë

E pamë si lojtar i zoti në “Big Brother VIP”, i dëgjuam këngët gjatë të gjithë verës, presim ta shikojmë si aktor, por me sa duket, Luizi Ejlli nuk i lë surprizat me aq.

Një postim së fundmi në story-n e tij në Instagram, këngëtari ka postuar një video në zyrat e televizionit “Top Channel” krah stafit të emisionit që pritet të startojë shumë shpejt “Dancing With the Stars”.

“Me gjana t’mira, me gjana t’bukra” thotë ai teksa paralajmëron një rol në show-n e kërcimit, për të cilin ende nuk dimë asgjë konkrete.

Si do ju dukej Luizi si kërcimtar apo juri?


Shtuar 6.09.2023 21:00