Demokrati ka një mesazh publik për Yuri Kim: Në shtëpinë time komandoj unë! (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme në të gjithë Shqipërinë është mbajtur Referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në Durrës, një prej votuesve bashkë me + për shkarkimin e kryetarit Basha kishte lënë dhe këtë shënim për ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“O Yuri Kim, në shtëpinë time vendos unë…”- shkruhet në fletën ku ka votuar demokrati pro shkarkimit të Bashës.

Sipas iniciuesve të këtij referendumi, për largimin e Bashës nga kreu i PD-së votuan 43,385 anëtarë të kësaj partie.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për një “protestë mbarëkombëtare” të hënën në kundërshtim të ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 08:46