Ukraina sulmon Rusinë pranë urës së Krimesë, hidhet në erë cisterna me naftë

Informacione të publikuara nga mediat ruse dhe ukrainase në faqet e rrjeteve sociale bëjnë me dije se kanë ndodhur shpërthime natën e së premtes në të shtunën pranë urës Kerç, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë.

Mediat ukrainase raportuan përmes Telegramit se tre shpërthime u dëgjuan pranë urës. Avionët rusë u ngritën me nxitim, ndërsa dritat në urë u fikën dhe u mbyll për qarkullimin e makinave.

Në të njëjtën platformë qarkullon informacioni se autoritetet ruse kanë udhëzuar të gjitha anijet në ngushticën e Kerçit që të jenë vigjilente për mundësinë e sulmeve me anë të dronëve të telekomanduar ose anijeve sipërfaqësore pa pilot të telekomanduara.

Një zyrtar i autoriteteve të Krimesë të instaluara nga Moska foli përmes Telegram për një “kërcënim aktiv”. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, të paktën zyrtarisht.

Megjithatë, përdoruesit e Telegram, si rusë ashtu edhe ukrainas, si dhe burime që ndjekin nga afër zhvillimet në luftë, folën për një goditje në një cisternë ruse 32 milje detare nga ngushtica e Kerçit. Sipas një prej këtyre burimeve, një anëtar i ekuipazhit raportoi se dhoma e motorit ishte përmbytur pas përplasjes dhe anija ishte e palëvizur, por ai nuk raportoi për ndonjë lëndim.

&

Sipas disa burimeve, cisterna po transportonte karburant për në Siri.

Edhe pse Kievi rrallë herë merr përgjegjësinë drejtpërdrejt ose zyrtarisht, ai ka nisur së fundmi një seri sulmesh kundër luftanijeve ruse në Detin e Zi, si dhe të paktën dy sulme të mëdha kundër urës së Krimesë, me UAV dhe USV.


Shtuar 5.08.2023 09:15