E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Spahiu- Rudina Hajdarit: Duke qenë se ti s'dije të lexoje kur të vdiq babai, por të kujtoj mesazhin e Berishës (FOTO LAJM)

Një ditë pas ceremonisë së homazhe për 21-vjetorin e vdekjes që Azem Hajdarit, ku nuk munguan lotët e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i ka dërguar një mesazh Rudina Hajdarit.

"E nderuar znj. Rudina Hajdari, 21 vite më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri KuqeZi. Duke qenë se ti ishe fëmijë dhe nuk lexoje gazetat politike po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhëtisë bardheblu", shkruan Spahiu.

Ai ka publikuar një fragment nga intervista e Sali Berishës për grevën e urisë të Azem Hajdarit, te gazeta Rilindja Demokratike në datën 18 gusht 1195.

“Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi që kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që “bënte gjëmën”, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat”, thuhet në intervistën e Berishës për “RD” në gusht të 1995, publikuar nga Kreshnik Spahiu.
Shtuar më 13/09/2019, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori