Spahiu i vendos 4 kushte partive të mëdha
Aleanca Kuq e Zi ka nisur shpalosjen e platformës së saj për t'u futur në zgjedhjet e ardhshme ndërsa i ka vënë katër kushte partive të mëdha, të cilët sipas AK po realizojnë marrëveshje për qëllimet e tyre.

Gjatë një takimi me përkrahës të AK në Durrës, Kreshnik Spahiu ka vendosur 4 pika që do të shërbejnë si kushte për 2 liderët e partive kyresore.

"PD-PS nuk do lejojne zhvillimin e zgjedhjeve normale, sepse po bëjnë bisedime dhe pazare të fshehta per reformen zgjedhore duke shmangur te gjitha partite e tjera. Kjo marrëveshje mban Berishën në pushtet dhe ruan stanjacionin për PD dhe PS.

4 kushtet që AK i drejton PD-PS-së:

1- Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar
2- Të njihet vota e shqiptarëve
3- Numërim elektronik, nuk mund të lejojmë që votat të numërohen nga burimet njerëzore
4- Hapësirë mediatike

Spahiu shtoi më tej se nëse partitë e mëdha do të vazhdojnë me të njejtën metodë, AK do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2013. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori