Sot temperatura të ngrohta, por kjo javë sjell motin ekstrem
Vendi ynë ditën e sotme do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave gjatë ditës, por me ardhjen e mbrëmjes në vend do të rikthehen reshjet e shiut e të dëborës.

Sipas parashikimit të Meteoalb, e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas Meteoalb: E hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje. E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori