Në garë “kokë më kokë” me Bashën për të marrë drejtimin e PD-së, Gjergj Hani prezanton platformën: Fokus hapja e madhe e partisë

Gjergj Hani, kandidati i cili garon për tu bërë kryetar i Partisë Demokratike prezantoi sot projektin e tij për drejtimin e partisë. Gjergj Hani kandidon për drejtimin e PD-së kundrejt Lulzim Bashës.

Gjatë konferencës me gazetarët Hani tha se idetë e tij janë një alternativë e mirë për të djathtën. Ai sugjeroi se duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë, ndërsa theksoi se është e nevojshme të rifreskohen burimet njerëzore përfshirë edhe prurjet nga diaspora.

Hani foli gjithashtu edhe për rivalin e tij në garë, Lulzim Bashën, duke thënë se ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij. Por sipas tij Basha nuk ka sjellë asnjë propozon të qartë që të ndajë qendrimin e tij nga Sali Berisha.
Kthimi i Bashës, sipas Hanit, u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste

“Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike, do e pranoja nëse do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha. Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit. Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa. Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbisni. Unë jam një alternativë. Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç”, tha Gjergji Hani./albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 11:31