Sot takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Pëlqej
Zhvillohet sot në Bruksel, takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Në takimin e ftuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është thënë se do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve e në veçanti çështja e zgjedhjeve komunale të tre nëntorit në Kosovë. Takimi, bën të ditur "Zëri i Amerikës", pasoi kërcënimet e Beogradit se mund të tërhiqet nga bisedimet nëse zyrtarëve të tij nuk u lejohen vizitat në Kosovë gjatë fushatës për këto zgjedhje./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori