Sot shpallet lista e fituesve të fazës së tretë në Universitete
Sot shpallet lista e fituesve të fazës së tretë për regjistrimet në universitetet e të gjithë vendit. Kjo do të jetë faza e fundit e regjistrimeve dhe pas paraqitjes së fituesve të fundit në listë, nuk do të ketë më asnjë rishpërndarje kuotash.

Maturantët që nuk fituan, nuk do të kenë më shans për një regjistrim në fazën tjetër dhe kanë humbur përfundimisht të drejtën për të ndjekur studimet universitare me kohë të plotë.
E vetmja rrugëzgjidhje për ta mbetet konkurimi në part-time, në sistemin e korrespondencës.
Maturantët do të kenë vetëm tre ditë kohë dhe më pas do të jetë mbyllur i gjithë procesi i pranimeve të maturantëve në universitetet e të gjithë vendit.
Shtuar më 04/10/2010, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori