Sot seancë e jshtëzakonshme, a do rrëzohet dekreti i Metës
Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë fort njëra tjetrën për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi zhvillon sot një seancë të jashtëzakoshme të thirrur dje nga Konferenca Kryetarëve me kërkesë të socialistëve menjëherë pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si Gjygjtare Kushtetuese.

Seanca pritet të zgjasë rreth dy orë. Mazhoranca dhe Opozita do të diskutojnë mbi veprimin e Presidentit Meta dhe në fund pritet që Parlamenti të votojë një rezolutë të hartuar nga socialistët me dy kërkesa kryesore: I bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të mos e njohin dekretin e Metës dhe gjithashtu i bën thirrje presidentit të mos bllokojë Reformën në Drejtësi.



Shtuar më 15/11/2019, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori