Pasditen e sotme do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të
Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e sotme
konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të
Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.
Tashmë që nuk kemi marrëveshje mes dy partive të para, VV-LDK, në seancën
konstituive mund të shohim vetëm betimin e deputetëve dhe jo zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarët për mungesë votash.
Procedurat e seancës së sotme i sqaron për KosovaPress analisti politik Ramush
Tahiri, e që sipas tij cilit seanca
konstituive pritet të kryhet brenda ditës, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.
“Në mbledhje jepet betimi i deputetëve që të mund të fillojë mbledhja. Pas betimit kalojnë në trupat zgjedhor të
Kuvendit. Pastaj caktohet kryesuesi, deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu. Së pari vjen
propozimi për
kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje që do të votohet në parim, nëse merr 61 vota e merr pozitën.
Pastaj kalohet në pjesën e nënkryetarëve, dy nënkryetarë shqiptarë, dy nënkryetarë të komuniteteve. Por mbledhja
konstituive duhet të kryhet brenda asaj dite. Aty nuk ka mbivotim, aty janë të ditura kujt çka i takon. Partisë së parë një
kryetar në nënkryetar, partisë së dytë një nënkryetar tani partive minoritarëve 2 e kështu me radhë”, thotë
Tahiri.
Tahiri thotë se e drejta e propozimit për
kryetar të
Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa tregon edhe manovrimet politike që mund të ndodhin gjatë seancës.
“Tash nëse nuk fiton vota
propozimi i Vetëvendosjes për
kryetar të
Kuvendit, mbledhja shkon në pushim, pastaj kur janë votat vjen
propozimi prapë.
Propozimi mund të jepet pafundësisht deri sa të zgjidhet, sepse askush nuk ka të drejtë me Kushtetutë, me ligj, me rregullore përveç Vetëvendosjes me dhënë propozimin për kryeparlamentar”, kishte deklaruar
Tahiri. /KosovaPress
Shtuar më 26/12/2019,
ora 08:10