Sot një viktimë dhe 284 infeksione të reja me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.058 mostra rezultojnë 284 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një viktimë nga Klinika e Kardiologjisë, QKUK.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë dhe 674 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.
Shtuar më 29/10/2020, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori