Sot nis Parlamenti, publikohet rendi i ditës
Kuvendi do të nisë sot punimet e sesionit të dytë parlamentar gjatë ditës së henë sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Edhe kjo seancë ky pritet të shoqërohet me përplasje të forta mes maxhorancës dhe partive të opozitës.

Në punimet të ditë së hënë në rend të ditës janë këto pika:

1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

Por sipas parashikimve edhe opozita do të marrë pjesë dhe duket që do të ketë debat sërish në ldhje me reformen në drejtësi dhe me situaten aktuale te qeverisjes. /albeu.com/























Shtuar më 15/01/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori