Qindra protestues pritet që të mblidhen sërish para
Kuvendit për të kërkuar largimin e qeverisë Rama.
Protesta e opozitës pritet të zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën e radhës plenare.
Ndërkohë kreu i PD, Lulzim
Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit.
Mësohet se
Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me
përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Policia ka shtuar prezencën para
Kuvendit dhe ka përgatitur nëj pal parandalimi të protestuesve për tju afruar
Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019,
ora 08:22