Sot jepet masa e sigurisë për 17 të arrestuarit që lejuan ndërtimet pa leje
Ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë, ndaj 17 personave të arrestuar dy ditë më parë në Durrës, të cilët akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në Manzë, Shijak dhe në Durrës.

17 punonjës policie dhe specialistë të IMT-së u arrestuan mbrëmjen e së enjtes nga një operacion i FNSH-së.

Jashtë dyerve të Gjykatës janë mbledhur dhjetëra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Mësohet se një person është ende në kërkim.

Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim e me prokurorinë e Durrësit.

Emrat e personave të arrestuar:

Besnik Domi, shef rendi Shijak.

Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë

Ermal Petova, OPGj Manzë

Nikollë Marku, OPGj Manzë

Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës

Gani Dama, polic patrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak

Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth

Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak

Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak

Adem Lika, ndërtues.
Shtuar më 12/01/2020, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori