Sot, 2 vjet nga hedhja e parë e gazit, asgjë nuk ka ndryshuar (FOTO-VIDEO)
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Sot, bëhen dy vjet nga hedhja e parë e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por, edhe pas 2 vitesh Kuvendi i Kosovës ende ka përpara formimin e asociacionit me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Hedhja e gazit erdhi pas disa tentativave të opozitës së asaj kohë për t'i bllokuar këto marrëveshje.

Pas fryrjes së bilbilave dhe hedhjes së ujit nga opozita ndaj nënkryetarit të asaj kohe Xhavit Haliti, Albin Kurti hodhi edhe gazin lotsjellës të parë duke i hapur kështu fillimin e një sërë ngjarjesh me gaz lotsjellës,shkruan albeu.com.

E megjithatë këto metoda i siguruan opozitës të asaj kohë që Gjykata Kushtetuese të ndryshonte disa nene të Asosciacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe të pengohej ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.

Por, këto dy marrëveshje janë ende në sirtarin e kuvendit. Atë kohë në opozitë duke i kundërshtuar, sot Ramush Haradinaj gjendet i ulur në kulltukun e kryeministrit të Kosovës.

Dikur i kundërshtonte, tashmë këto marrëveshje janë një problem serioz i Haradinajt pasi zgjidhja e tyre duket ende larg.

Në një qeveri të brishtë partnerja e koalicionit qeverisës Lista Serbe i kërkon Haradinajt formimin e asociacionit ndërsa ndërkombëtarët i bëjnë presion vazhdimisht që ta miratojë versionin aktual të demarkacionit.

Duke u bazuar në deklaratat e Haradinajt ende nuk ka njv shtegdalje për këto marrëveshje duke vënë në dyshim edhe jetgjatësinë e qeverisjes së tij.

Nga ana tjetër pa ratifikim të demarkacionit nuk ka liberalizim të vizave me zonën shengen të Bashkimit Evropian./albeu.com/

Sot, 2 vjet nga hedhja e parë e gazit, asgjë nuk ka ndryshuar (FOTO-VIDEO)

Foto: Ervin Shkulaku
Shtuar më 08/10/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori