Sot, 12 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit
Azem Hajdari
Një ngjarje tashmë e zbardhur për drejtësinë shqiptare, pasi ka vënë pas hekurave autorët e krimit dhe gjykata ka dhënë dënimmin maksimal për ta. Një hetim i cili i kaloi kufijtë shqiptar duke ardhur në Tiranë për të hetuar vrasjen e deputetit të PD Azem Hajdari prokurorë të huaj nga Novergjia.

Një ngjarje e cila pati një jehonë të madhe dhe që shkaktoi dhe solli edhe trazirat e 14 shtatorit në Tiranë.
Por cili ka qenë versioni i prokurorisë e cila me një dosje mjaft voluminoze ka vënë pas hekurave autorët e këtij krimi, e cila ka pasur në brendësi të saj prova të mjaftueshme që gjykata shqiptare të japin verdiktin përfundimtar. Kështu nga hetimet e organit të akuzës Azem Hajdari është qëlluar për vdekje me 12 shtator 1998 në orën 21.15 minuta teksa ka dalë nga dera e selisë së partisë demokratike. Bashkë me të mbetet i vdekur badigardi i tij Besim Çerja dhe ka mbetur i plagosur edhe Zenel Neza.
Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë nisen hetimet dhe të për të zbardhur atë që u cilësua si vrasja e shekullit mbërin në shqipëri më 30 nëntor 1998 Ëalter Ëangberg, prokuror i Distriktit të Bergenit në Norvegji. Ai atashohet pranë grupit hetimor shqiptar për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Daan Everts negocioi për emërimin e tij nga ana e këtij organizimi.
Por prokurori qëndron në këtë çështje deri më 20 qershor 1999 dhe më pas largohet nga Shqipëria. Në vend të tij emërohet prokurorja e Oslos në Norvegji Siri Frigaard dhe prokurori suedez Christer Karphamar. Sipas burimeve Siri e kishte rrogën 30 mijë dollarë në muaj.

Por përpos hetimeve të prokurorisë vrasja e cilësura si vrasje ne shekullit solli dy ditë më pas në 14 shtator edhe trazira në kryeqytet. Përcejllja për në banesën e fundit e deputetit të PD, Azem handari truprojes së tij dhe një 29 vjeccari ka sjell edhe trazirat në Tiranë pas atyre të viti 1997. Teksa kortezhi me arkiovlet ka kaluara përpara kryeministrisë nga turma janë hskëputuar një numër personash dhe kanë nisur të thyejn xhamat e kryeministrisë si dhe të hyjin në brendsi të saj. Madje jo vetëm në këtë institucion por edhe atë të televizionit shqiptar ka pasur shkatërrime dhe protesta të një pas njëshme kur protestuesit kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë. Madje për këtë ngjarje prokuroria nisi hetimet dhe ka dërguar në gjykatë e Tiranës ndodhen25 persona të akuzuar për ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998. Aktualisht kjo çështje vazhdon të jetë në organin gjykues të kryeqytetit.

Por teksa hetimet vazhdonin për dy ngjatrje të një pas njëashme ato të dosjes se Hajdari nisin të shënojnë emra dhe të presin edhe fletarresti për këtë ngjarje. Kështu një vit më pas hetimet bejnë që më 15 dhjetor 1999 prokurorët të nxjerrin urdhër-arresti për Jaho Mulosmanin dhe pas tij arrestohen edhe persona të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e vrasjes së hajdarit dhe më pas dosja përfundon në gjykatë.

Më 29 prill 2002 gjykata përfundon gjykimin e çështjes "Hajdari". Në përfundim të tij është dënuar me burgim të përjetshëm, Jaho Salihi i akuzuari kryesor për vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Janë dënuar me 25 vjet Izet Haxhia, me 20 vjet burgim Ismet Haxhia, ndërsa vëllai tjetër Isamedini është dënuar vetëm me 2.6 vjet burg për armëmbajtje pa leje. Fatmir Meta u lirua në sallën e gjyqit.
Shtuar më 12/09/2010, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori