Sot, një vit më parë Shqipëria u zgjua nga një goditje e fortë
tërmeti. Shtëpi dhe
shkolla të shkatëruara, jetë poshtë rrënojave e cdo gjë tjetër e rënuar ishte imazhi për ditë me radhë.
Fatkeqësisht, bilanci u rëndua dita
ditës, deri në fund të kërkimeve ku plot 51 jetë u vranë nga ky tërmet tragjik.
Por, nuk mungoi solidariteti. As ai i qytetarëve dhe as i vendeve fqinje. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën në Shqipëri ndihma dhe ekipe të kërkim-shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave.
Tashmë, edhe pse ka kaluar një vit plagët nuk janë shëruar ende dhe gjurmët e tij ndjehen mjaftueshëm. Me qindra banorë vazhdojnë dhe jetojnë në cadra, fëmijët nuk kanë
shkolla dhe duhet kohë që jeta e tyre t'i rikthehet normalitetit./albeu.com
Shtuar më 26/11/2020,
ora 08:08